Një lajm tragjik u mësua mbrëmjen e djeshme pasi u raportua se e reja Ana Dyrmishi, trupi i së cilës u dogj në flakët që përfshinë hotel “Brooklyn” më 16 gusht, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të rinisë.
Raportohet se mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Durrës trupi i pajetë i Anës, së cilës i jepet sot lamtumira e fundit.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në pah nga pushimet e Anës në Vlorë të cilat u përmbyllën me tragjedi.
Gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se Ana ndodhej në Vlorë së bashku për të kaluar disa ditë pushimi me të fejuarin e saj, Arnaldon, të cilët sa ishin fejuar.
Mirëpo, fati i Anës ishte shkruar ndryshe. E reja humbi jetën nga pushimet e para e të fundit me partnerin e saj të jetës, i cili është duke luftuar për të rikthyer trupin e tij si në gjendjen e mëparshme.
Edhe Arnaldo, pësoi dëmtime të rënda në të njëjtën ngjarje, rreth 35% djegie në trup. Ndaj mësohet se ai është dërguar nga familjarët në Itali për trajtim të specializuar.
Ditët e pushimit në krahët e njëri-tjetrit, u kthyen në tragjedi për çiftin Ana-Arnaldo.
E reja, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën.
Ndërsa Arnaldo, aktualisht ndodhet në Itali duke luftuar me vdekjen, në pamundësi për t’i dhënë lamtumirën e fundit dashurisë së jetës së tij.



