20.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Humbi një shumë të madhe lekësh në rrugë, i riu i gjen dhe ia kthen

    Para pesë ditësh, financier Seldi Sulejmani humbi te një korsi biçikletash një shumë të konsiderueshme parash. Por duket se Zoti ka bërë mrekulli dhe personi që i ka gjetur ia ka dorëzuar. Bëhet fjalë pikërisht për agjentin imobiliar, Arens Bregu, i cili në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” tregoi arsyen e këtij gjesti, e cila lidhet me muajin e Ramazanit.

    Djemtë të dy ndan detaje nga kjo ngjarje, e cila u bë virale në rrjet.

    “Filloi më ditën 31 mars, e theksoi ditën sepse për ne në ekonomistët është shumë e rëndësishme. Shkova te bankomati dhe i vendosa te xhepi i përparëm i xhupit për arsye nxitimi.

    Kisha edhe telefoni. po shkoja në punë me biçikletë kur isha te ‘Rruga e Kavajë’ më marrin në telefonin, nxjerr telefonin dhe më bien lekët, nuk e kuptova. Kur mbylla tel në ‘21’ kuptoj që më kishin rënë.

    U mundova ta qetësoja veten, u ktheva për të kontrolluar te rruga e biçikletës se nuk ishte shumë e madhe, por nuk i gjeta”, rrëfeu Seldi.

    “Të gjithëve na duheshin paratë, po duke qenë se ishin një shumë e madhe parash dhe thash se mos i duheshin më shumë. E bëra njoftimin në internet dhe pas gjysmë ore më thanë shumën dhe u habita se më thanë shumën.

    Arsyeja që nuk i mbajta është se ishte një shumë e konsiderueshme. Sa pash që ishte 350 mijë lekë dhe thash kjo mund të ishin edhe një rrogë dhe dikush mund të kishin ngelur pa lekë. Diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja.

    Unë edhe faqes në internet i thash nëse nuk gjendet deri të hënën ai që ka lekët do jepja për bamirësi se ishte edhe muaji i Ramazanit, por u gjet shpejt”, tha Arensi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit