11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Humbi testikujt në Kanada, Gjykata dëmshpërblen shqiptarin me 300,000 dollarë

    Gjykata e Lartë e Ontarios në Kanada ka dëmshpërblyer me një shumë marramendëse një shtetas shqiptar, i cili është poshtëruar dhe dhunuar nga mbikëqyrësi i tij në një kompani shërbimesh ndërtimi e quajtur Universal Structural Restorations Ltd.

    “Rezart Osmani, një punëtor i huaj 48-vjeçar nga Shqipëria, ka punuar në USRL për vetëm 14 muaj. Por në atë kohë, ai ishte viktimë e disa prej trajtimeve më të këqija që kemi parë, siç detajohet në vendimin e gjykatësit në këtë rast”, shkruajnë mediat kanadeze.

    Mbikëqyrësi i tij përdorte vazhdimisht sharje racore ndaj tij. Osmani kërcënohej me dëbim nëse do të vinte në dyshim detyrat që i ishin caktuar. Kur ai u lëndua në vendin e punës, mbikëqyrësi i tij ndërhyri në kërkesën nda Bordit të Sigurisë dhe Sigurimeve në Vendin e Punës (ËSIB), duke kërkuar që ai të mos paraqiste një kërkesë në mënyrë që të kursente paratë e punëdhënësit.

    Më e keqja, mbikëqyrësi e goditi Rezart Osmanin në testikuj me gjithë forcën e tij para gjithë kolegëve të tjerë, duke i shkaktuar aq shumë dëme sa më vonë iu desh të hiqte një testikul.

    48 vjeçari paditi kompaninë USRL për shkarkim dhe mbikëqyrësin për dëme e sulme të dhunshme.

    Gjykata e Lartë e Ontarios i ka dhënë të drejtë emigrantit shqiptar Rezart Osmani dhe ka ndëshkuar kompaninë e shërbimeve ku ai punonte, “Universal Structural Restorations Ltd”, për dhunën dhe sulmet e mbikëqyrësit me një vlerë prej 295,000 dollarë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit