Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme në botë.
Por së fundmi gjërat duket se nuk po ecin shumë mirë për 33-vjeçaren me origjinë shqiptare.
Pas u godit dhunshëm në skenë pak javë më parë, raportohet se ajo është ndarë nga i dashuri.
Ka qenë vetë Bebe, që ka postuar në Story një mesazh, në të cilin Keyan Safyari i shkruante se ajo është shëndoshur shumë së fundmi dhe ka ndryshuar.
“Ti padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote po ndryshon. A duhet të pretendoj se nuk ka ndodhur dhe se është në rregull?”, thuhet në mesazhin e tij, postuar nga vetë Bebe.
Në një tjetër mesazh të tij, të publikuar në media, thuhet:
“Hej. Unë kurrë nuk thashë që nuk je e bukur dhe kurrë nuk thashë që nuk të dua. Ne fakt thashë sa e bukur je dhe sa te kam dashur.
Por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte”.