spot_img
spot_img

“I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha” – Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë

spot_img

Çështja penale e grabitjes së Bankës së Shqipërisë, ndodhur përmbi një dekadë më parë, është mbyllur, por lufta civile për kthimin e një pjese të shumës së vjedhur vazhdon.

Dy gjykata civile kanë urdhëruar dy nga të akuzuarit, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, që të kthejnë shumën e vjedhur prej 713 milionë lekësh.

Ish-përgjegjësi i arkës stok, Ardian Bitraj, dhe ish-specialistja Mimoza Bruzia kundërshtojnë detyrimin për të kthyer paratë nga vjedhja e Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë.

Të dy ata thonë që paratë ishin të dëmtuara dhe duhet të zbresë prej andej një shumë prej 143 milionë lekësh.

Në procesin penal pas grabitjes së zbuluar në 2014, dy të pandehurit u dënuan me gjykim të shkurtuar, Bitraj me 13 vite burgim dhe Bruzia me 10 vjet burgim.

Ndërkohë, në një proces të veçuar, ish-guvernatori u shpall unanimisht i pafajshëm, madje u dëmshpërblye nga Gjykata Administrative për “dëmin moral” dhe largimin nga detyra.

Bitraj tregoi në atë kohë se paratë i përvetësoi gjatë 2010-s, dhe se i mbushte arkat e boshatisura me libra që të humbiste gjurmët, duke ruajtur peshën.

Banka e Shqipërisë ishte palë në proces dhe më pas nisi gjykimin civil, ndonëse i dyshuari insistoi se i kishte humbur të gjitha paratë në loto dhe kazino.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë dhe as trupë gjyqësore.

Lajmet e fundit