9.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “I vura flakën shtëpisë së komshiut”, Rezart Veleshnja rrëfen të pathënat!

    Aktori i njohur Rezart Veleshnja ishte i ftuar në “Dola te Ola” këtë të diel, ku bëri një rrëfim të rrallë dhe plot humor për jetën e tij.

    Aktori tregoi se ka qenë një fëmijë i “prapë”, i cili shpeshherë ka vënë në vështirësi prindërit e tij.

    Rezarti tregoi rastin kur ishte zënë me një djalë më të madh se ai në lagje, dhe më pas aktori së bashku me të vëllanë i vunë flakën shtëpisë së tij.

    Rezarti ishte rreth moshës 7-8 vjeçare, dhe pas zënkës me të shkoi te vellai, i cili asokohe pëlqente të bënte shigjeta me hark.

    Ata i realizuan shigjetat me hark dhe i vendosën fitila nga furnelat e asaj kohe. Veleshnja kujtoi se dy goditjet e vëllait të tij rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë aktori kishte arritur të godiste në shenjë, duke djegur në këtë mënyrë gardhin e shtëpisë së djalit dhe kuzhinën në të cilën ndodheshin divanet, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

    Ai rrëfeu se më pas zotëria e shtëpisë kishte kapur babanë e Rezartit, i cili ia kishte mohuar duke u shprehur se çunat i kishte të mirë, por që sigurisht pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte dhënë aktorit dënimin që meritonte pasi veprimi i tij kishte qenë sigurisht shumë i rrezikshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit