spot_img
spot_img

Ik me vrap e mos u kthe më në këtë vend, ku me mbush barkun është qëllim ekzistence

spot_img

Nga Bukra Hysenukaj Kastrati

Ik me vrap e mos u kthe më kurrë në një vend;

-ku spitalet janë biznesi më fitimprurës.

-ku shëndeti(jeta) jepet me koncesion.

-ku qëllimi i ekzistencës është “me mbush barkun me bukë”.

-ku pedagogu me pagë 500 euro, i jep mësim studentit që shkon në universitet me makinë 50 mijë eurosh.

-Ku një dozë drogë mund ta porositësh po aq lehtë sa një kafe ekspres.

-Ku të jesh i varfër është turp e të vjedhësh, meritë.

-ku kultura përdhoset.

-ku historia shkruhet e rishkruhet si mbas orekseve politike.

-ku tradita shihet si arkaizëm

-ku intelektuali mëshirohet.

-ku ligjin e bëjnë të fortët.

-ku pasuria është në duart e injorantëve.

-ku mirësjellja merret si dobësi.

-ku respekti fitohet nga frika dhe interesi.

Ik me vrap e mos u kthe më në një vend, ku pemët në park janë prej betoni gri.

Ik, shpëto!

Lajmet e fundit