Avokati Idajet Beqiri thotë se protesta në Tiranë nuk ka për qëllim mbrojtjen e flamingove në Zvërnec.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se grekët dhe serbët kanë vënë në shërbim Sali Berishën për protestën.
Beqiri shtoi se shtetet armiqësore nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Protesta, pas ditës së dytë së saj, u duk qartë që nuk ishte ajo agjenda për të cilën nisi, ishte çështja e Shqipërisë. Në ditën e 24, ne pamë që kjo protestë flet gjuhën e Sali Berishës gjuhën e Hamasit, gjuhën e antishqiptarëve të vërtetë.
Shikoni kush nga ngelur aty dhe me çfarë gjuhe po flasin. Dje pati disa incidente atje. Ikën qytetarët e pastër. Kush i udhëheq këto protesta? Këta u shfrytëzuan, u lanë në rrugë.
Qëllimet e tjera kanë dalë sheshit. Aty. qëllimi kryesor i kësaj proteste, është e thellë politike, por në fund ka emërues të përbashkët, nuk e duan Shqipërinë në BE.
Duan të na e djegin edhe këtë shans. Ata njerëz dje Berisha kryesisht, hedh gurin dhe fsheh dorën”, theksoi ai.



