8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Meta denoncon Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti Ilir Meta ka denoncuar në Shtëpinë e Bardhë, ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

    Kjo është zbuluar nga vetë presidenti Meta teksa u përgjigjej pyetjeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

    Konkretisht sot, Ilir Meta ka publikuar në faqen zyrtare të Presidencës përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

    Kujtojmë se diplomatja amerikane ka qenë në fokus të akuzave të kreut të shtetit, ku shpesh herë e ka quajtur si të korruptuar, apo të njëanshme.

    Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

    Përgjigja– (…)Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.

    Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.

    Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit