21.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Shaqiri flet pas fitores: Donaldi ka fansa të rinj, mua më mbështetën njerëzit e kulturuar

    Ilir Shaqiri ka bërë një analizë në Post Big Brother VIP lidhur me fitoren e tij. Gjendur përballë ish banorëve të tjerë të shtëpisë së famshme, Iliri tha se Donaldin e kanë preferuar më shumë të rinjtë ndërsa atë e kanë pëlqyer njerëz familjarë dhe artistë.

    “Donaldi ka pasur mbështetës kryesisht të rinj ndërsa nga ana tjetër çfarë kanë qenë familjarë, artistë dhe njerëz të një lloj kulture nuk kishte si të mos preferonin Ilirin. Me Donaldin, përveç javës së fundit që kemi gjetur mirëkuptimin në të folur dhe sjellje sepse koha dhe ambienti krijojnë dhe transformojnë njerëzit në të gjitha dimensionet.

    Gjëja që më dha qetësi në natën finale është se ti arrin të vërtetosh atë gjë që ke parashikuar. Rivalitetin me Donaldin e kam parë dhe e kam dashur që në fillim. Gjëja më speciale ishte se ishim shumë të qetë dhe e shijuam atë që ishte bota e surprizave.”, tha ai.

    Mes të tjerash, ai thumboi Donaldin duke thënë se pas shpalljes së fituesit i ka thënë se “e ndjeva që do të fitoje dhe se e meritove”. Kjo deklaratë vjen pasi Donaldi nuk mori pjesë në xhirimet e Post Big Brother VIP. U përfol se aktori i humorit s’e ka pritur mirë fitoren e Ilirit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit