17.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ilir Shaqiri vendos të bëjë dasmë në Shqipëri!

    Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka zbuluar se në muajin qershor do të realizojë një dasmë tjetër.

    Ai tha se vite më parë kur është martuar me bashkëshorten e tij Emanuelën ata kanë qenë vetëm 14 veta, ndaj dëshira e tij tani është të bëjë një dasmë të madhe buzë detit.

    “Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit”, tha ai teksa ka qenë i ftuar së fundmi në “E diell”.

    Iliri zbuloi se me bashkëshorten është njohur në një program televiziv në Milano dhe se ka qenë Emanuela që ka hedhur hapin e parë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit