spot_img
spot_img

Iliri e quajti gocë të mirë, Luizi: Ai ishte hije në shtëpi, fitoi nga papjekuria e Donaldit

spot_img

Pavarësisht se Luiz Ejlli ka qenë brenda shtëpisë dhe nuk e ka lexuar atë që fituesi i vjetshëm i Big Brother ka thënë për të, duket se mes tij dhe Ilir Shaqirit mospëlqimi është reciprok.

Brenda shtëpisë Luizi është shprehur se Iliri fitoi sepse i dha rëndësi Donaldi.

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte,” tha Luizi.

Ndërsa pak ditë më parë balerini i njohur teksa u pyet në instagram rreth Luiz Ejllit, u përgjigj: E kam komshie në Romë, vajzë e mirë.”

Edhe pse pak më vonë ai u tërhoq nga deklarata e parë duke thënë se nuk e njeh dhe nuk e sheh. “Nuk kam pse bëj ironi me dikë që nuk njoh dhe nuk shoh. Riferimenti qe komplet kazual me dikë tjetër. Suksese të gjithëve”.

Lajmet e fundit