11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Iliri përplaset me Donaldin: “Ti ke përmendur gruan time”

    Einxhel dhe Donaldi u përballën sërish mbrëmjen e sotme, por këtë radhë në tonet e ngritura të zërit, hyri dhe ai i Ilirit, i cili i doli në mbrojtje moderatores.

    Donaldi: Unë mendoj që në të tillë format, situata që kam me Einxhelin jashtë nuk mund të sqarohet. Nuk e nisa unë, nuk isha unë personi që provokova të hapja historinë nga jashtë. Nuk e kuptoj pse përdoret në këtë fazë loje kjo situatë kur unë e di që ajo dhe unë nuk zgjidhim gjë këtu brenda. Nuk kam gënjyer për asnjë lloj gjëje.

    Thjesht doja të pyesja Einxhelin pse e hapi tani këtë çështje dhe pse përmendi emra të tjerë? Jam prekur te përmendja e emrave të tjerë, që kanë lidhje personale me mua. Më lëndoi fakti që përmendet vëllai im, persona që kanë të bëjnë me mua. Jam kurioz ta di pse Einxhel i përmend.

    Einxhel: Kishe 3 dite kohë për ta bërë këtë pyetje

    Donaldi: Ti je treguar shumë e ulët me mua. Të kam ndenjur afër për të hënë një shans

    Einxhel: Ti thjesht i ke përdorur ato situata

    Donaldi: Je ti ajo që përdor emra nga jashtë

    Iliri: Dhe ti ke përdorur emrin e gruas sime. Më ke pyetur si je ndjere kur ke tradhtuar gruan. Ti kërkosh llogari asaj tani, ndërkohë që vet ke përdorur emra.

    Einxhel: Personin e tretë nuk e kam futur unë këtu brenda, e ka futur tjetërkush dhe kam qene unë ajo që i kam thënë ke bërë gabim që e ke përmendur emrin e asaj vajze. Kam thënë që e kam njohur nga lidhja e tij dhe kështu e kam njohur, se kuptoj çfarë ka për tu mërzitur kaq shumë.

    Nëse do njihesha nga partneri im unë do kisha mirënjohje për atë person. Ajo që më lëndon është që ne e vlerësojmë karakterin e femrës nga historitë që dimë për një femër. Nuk e di si do ma shkatërronte imazhin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit