17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Iliri: Si e kuptova që Beniada do shkonte në finale

    Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri e ka konsideruar Beniada Nishanin, “një konkurrente shumë origjinale, popullore”.

    I pyetur në emisionin “Breaking” se kur ishte momenti që ai e kuptoi se Beniada do të ishte mes 4 finalistëve, balerini u shpreh që në dhjetor. Sipas Ilirit, Beniada mund të kapte edhe dyshen e fundit.

    “Me imazhin e një emigranteje që ka problemet e vogla me të folurin, krijuan atë që është Beniada.

    Në fund të dhjetorit e mendova në finale dhe në janar isha i bindur për këtë gjë. Madje mendoja se mund të dilte edhe në dyshen e fundit.

    Po kuptoja se ishte e dashur në publik që nga memet apo edhe kënga që i bëri Poni”, u shpreh balerini.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit