27.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ilnisa Agolli dhe Monika Lubonja “përplasen” ashpër në studion e Zhejit: Je mësuar të jesh asistente, ik ktej, ik andej

    Gazetarja Ilnisa Agolli dhe aktroja Monika Lubonja, të dyja ish-banore të Big Brother VIP Albania, janë përplasur ashër ndërsa ishin ftuar të flisnin mbi 4 finalistët e BBVA 4.

    Në emisionin “360 Gradë”, të Artur Zhejit, Monika dhe Ilnisa kanë nisur të “hedhin” kunja ndaj njëra-tjetrës ku dhe si shprehen atao vetë, duket se kanë një mllef të madh mes tyre.

    Monika e ka quajtur asistente të Zhejit, nga ana tjetër Ilnisa nuk ia ka përtuar duke i thënë se aktorja është mësuar të jetë vetë asistente gjithmonë.

    Monika Lubonja: Asistentja e Turit kërkon të marri në intervistë

    Artur Zheji: Jo ilnisa është mikeshë e imja

    Monika Lubonja: Përse unë do isha shumë e lumtur të isha asistentja e Turit

    Ilnisa Agolli: Po je mësuar të jesh asistente ti. Nuk kam ardhur të dëgjon marinat e kësaj

    Monika Lubonja: Jo ju jeni mësuar, ik ktej ik andej, ti hap gojën flet vetëm marina

    Ilnisa Agolli: Ç’mllef paske…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit