spot_img
spot_img

INCIDENT I RENDE: Tre rusë sulmojnë ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh

spot_img

Një incident i rende ka ndodhur në uzinën e armëve në qytetin e Gramshit këtë të shtunë.

Mësohet se 3 shtetas rusë kanë sulmuar dy ushtarë të kësaj uzine, duke i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur teksa në qytet ka pasur një stuhi dhe rusët u vendosën brenda godinës.

Ushtarët ndodhen në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shtetasit rusë janë kapur nga policia dhe antiterrori.

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar lajmin në lidhje me incidentin.

Reagimi i ministrisë së Mbrojtjes

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.

Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar.

Lajmet e fundit