spot_img
spot_img

Incidenti i paprecedentë në BBVA, reagimet e disa prej personazheve të njohur: Vulosi fitoren e Gjestit

spot_img

Incidenti mes Jozit dhe Gjestit ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjet, që nga mbështetësit e tij dhe deri te personazhet e njohur.

Të shumtë kanë qenë personazhet publik që kanë dënuar aktin e dhunës, ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj Gjestit dhe familjes së tij, duke e konsideruar atë që ndodhi si krejt të pajustifikueshme dhe të pavend.

Akti i papranueshëm ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë, ku pas eliminimit Jozi gjuajti në mënyrë të papritur me shpullë Gjestin.

Menjëherë ai u shoqërua nga uniformat blu, ndërsa vetë produksioni kërkoi falje për një ndër momentet televizive më të paprecedenta në historinë e këtij formati.

Lajmet e fundit