spot_img
spot_img

Iris Luarasi: Protesta është kambanë alarmi për qeverinë, duhet lexuar me mençuri

spot_img

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u diskutua për protestën e qytetarëve që vijon prej nëntëmbëdhjetë ditësh.

Deputetja e PS, Iris Luarasi, tha se protesta është kambanë alarmi për qeverinë dhe duhet lexuar me mençuri. Ndërsa analisti Andi Bushati deklaroi se është në fakt një  “kambanë fundi”.

Andi Bushati: Ata thonë nuk ju duam më, ti bëjë dikush tjetër këto (ligjet)…

Iris Luarasi: Po janë një grup njerëzisht që duan që kjo të ndodhë. Qeveria të bëjë anti-protestë? Të mbledhë më shumë njerëz që të sulmojnë protestën? Kjo do të ishte e gabuar. Ku e dimë se një grup tjetër është okej me këtë gjë? Me shifra, kemi një Shqipëri me 12 mln turistë. Unë po të them me pastërti, është kambanë alarmi e jashtëzakonshme për qeverinë dhe duhet ta lexojë me mençuri.

Andi Bushati: Unë them është kambanë fundi…

Iris Luarasi: Por po ta them nuk më duket e mençur, të ngremë pjesën tjetër të njerëzve, pasi kjo do të ishte e rrezikshme për Shqipërinë.

Lajmet e fundit