4.5 C
Tirana
E enjte, 13 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Irsa Muçollari, bukuroshja që vrau veten dje

    Nga Bledi Mane

    Aty në fund të klasës rrinte e vetmuar vajza 17 vjeçare Irsa Muçollari.

    E vetmuar nga trishtimi për babain e sëmurë, e vetmuar nga turpi i varfërisë së familjes, e vetmuar në brengat e saj por e rrethuar me bullizimet e shokëve dhe shoqeve. E tallnin, e fyenin, i thoshin pse vesh të njëjtat rroba, pse nuk ke celular të shtrenjtë, pse nuk je e bukur…

    Ata gaboheshin se Irsa ishte e bukur, e bukur me qetësinë e saj, e bukur me thjeshtësinë e saj, e bukur me heshtjen e saj, e bukur me zgjuarsinë e saj.

    Irsa qëndroi e bukur deri dje kur vendosi të vriste veten nga mënxyra që i sillnin shoqet, shokët, bullizimet, fyerjet, indiferenca e mësuesve.

    Dhe për të mos e shëmtuar veten nga ambienti toksik që e rrethonte në gjimnazin e Gjirokastrës shkoi me vullnet në botën tjetër, atje ku ëngjëjt nuk do ta bullizojnë e nuk do ta fyejnë asnjëherë. Ëngjëjt do ta mbajnë përqafuar deri në përjetësi.

    Lamtumirë vogëlushja fatzezë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit