spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD, pro pastrimit të parave të drogës në Shqipëri: Këtu do hanim njëri-tjetrin, po të mos kishim paratë e drogës

spot_img

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, vazhdon me idetë e tij brilante për ndërtimin e shtetit.

Ndërsa replikon me një gazetare polake, e cila thotë se Shqipëria po ndërtohet me paratë e drogës, njësoj si Palermo në vitet ’70, ai thotë se kjo është gjë positive.

“Vetem nuk na the se si eshte Palermo sot.

Nje zone e zhvilluar, pjese e nje nga 6 ekonomive me te zhvilluara te botes, Italise dhe antare e BE.

Lere hipokrizine!

Tere Evropa dhe Amerika eshte ndertuar dhe vazhdon ndertohet me pastrim parash.

Nese do heqesh pastrimin e parave ne ndertim, nga Shqiperia duhet te ikin jo vetem njerezit por edhe macet, qente dhe kafshet e egra sepse nuk do kishte pune, aktivitet ekonomik dhe do hanim njeri- tjetrin.

Kur nuk shqetesohesh ti qe ble droge me cmim kacafiu perse duhet te shqetesohen shqiptaret per ty?

Mos na tregoni perralla dhe hiqeni si Papa.

Polonia ka pastruar para me oligarket ruse dhe mafien boterore si ne haradost.

Si Polonia kane vepruar edhe vendet e tjera europiane antare te BE.

Harrove cfare zbuloi ai gazetari sllovak per pastrimin e parave ne Sllovaki dhe qe e vrane me gjithe te dashuren?

Ne kemi mesuar nga ju si pastrohen parate dhe si te mbahet ekonomia gjalle ne nje vend ku duan ti sabotojne investimin me te madh ne turizem dhe ti vene shqiptaret te hane edhe nje here bar sikurse hengren per 50 vjet”, shkruan ai.

Lajmet e fundit