spot_img
spot_img

Ish deputeti i PS kapet me Encën dhe Ronelën: Shisni trupin, kishte lezet në komunizëm

spot_img

Ish deputeti socialist Dritan Bici ka komentuar performancën e përfaqësueses shqiptare në Eurovizion Ronela Hajati.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici i drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca.

Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit.

“Pse ti Enca e di veten artiste?Ju dilni ne skene apo ca klipe sa per te ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni ne pritje te pazarit.

Pastaj me leket qe beni me shitjen e trupit ndertoni marketingun elektronik,beni klipe ekstravagante.Artistet e vertete po vdesin ne mjerim,ashtu si kane vdekur piktoret e medhenj,muzikantet e famshem.

Te pakten ne qe kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi perjetuar edhe artin e vertete.

Aktore,muzikante,piktore,skulptore,kengetare,dirigjente apo valltare te vertete ka pasur shume ajo kohe dhe qe sot jane pjese e pasurise kombetare te kultures,por fatkeqesisht po vdesin ne mjerim matrial.

Ju Enca e Ronela jetoni ne bollek matrial por ne boshllik shpirtror”, shkruan ai.

Lajmet e fundit