spot_img
spot_img

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, mundësi e madhe ekonomike për Shqipërinë, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

spot_img

Në një intervistë për Euronews Albania, ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, ka komentuar projektin për zhvillimin e ishullit të Sazanit, i propozuar nga Jared Kushner, për të cilin tha se do të jetë një mundësi e madhe ekonomike me karakter ndërkombëtar për Shqipërinë.

Sipas tij, ishulli i Sazanit aktualisht ndodhet në një gjendje të degraduar dhe se aty do të derdhen miliarda, të cilat sipas tij, do t’i jepnin Shqipërisë një pamje tërësisht të re.

“SHBA ka një histori të gjatë me Shqipërinë. Po të mos ishte presidenti Wilson, shpërbërja e Shqipërisë do të çonte në mos ekzistencën e saj.

Ne kemi pasur një grua në SHBA, që donte të bëhej mbretëreshë e Shqipërisë. Mbështetësit amerikanë nuk kanë rreshtur së foluri për Shqipërinë dhe shqiptarët e radhës në administratën amerikane.

Shqipëria duhet të jetë e hapur për investimet. Sa i takon projektit të Kushner-it, ai është një projekt shumëkombësh nga SHBA, Arabia Saudite dhe investitorë që vijnë nga e gjithë bota dhe nga investimet ndërkombëtare. Shqipëria ka shumë ngjyra, si ato që përdor kryeministri juaj.

Askush nuk është më i shqetësuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura sa unë dhe ishulli ku do të investohet është në një farë mënyre i rrënuar dhe investitorët do të derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar, pra kjo është në një farë forme një lloj dhurate për Shqipërinë.

Unë kam vizituar shumë parqe kombëtare të Shqipërisë dhe në këto pika ka hotele, ka resorte dhe mbështes hipotezën që këto investime të jenë të hapura për qytetarët, në mënyrë që ata ta përjetojnë atë investim”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit