spot_img
spot_img

Ish-zëdhënësja e Berishës kritikon PD: Banalitet që merren me fustanet e Ajola Xoxës

spot_img

E ftuar në emisonin “Top Story”, gazetarja Juela Meçani, ish-zëdhënëse e Sali Berishës, deklaroi se të dyja palët e politikës janë duke banalizuar dosjen e Erion Veliaj, të cilët kapen me veshjet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.

Ajo ka thënë se këtë gjë e bëjnë njerëzit e thjeshtë, por jo politikanët, pasi duket sikur dakordësohen me njëra-tjetrën.

“Po tentojnë të banalizojnë dosjen e Erion Veliajn, nga të gjithë faktorët politike, duke e çuar tek veshjet e Ajola Xoxës.

Gjuha e terreneve të bisedave të përdishtme u lejohen njerëzve të thjeshtë, por jo politikës.

Po merren me fustanet e Ajola Xoxës”, tha ajo.

Lajmet e fundit