23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Isha shumë e varfër, punoja pastruese”: Rrëfehet shqiptarja “Miss Michigan America”!

    Marinela Shpati, “Mrs Michigan America 2022” rrëfeu në një lidhje ‘Skype’ me “ABC” disa të pathëna për jetën e saj private.

    “Kam lindur në Lezhë dhe jam rritur në një fshat, në Troshan. Kam emigruar në Greqi. Kam jetuar 10 vjet në Shqipëri, 10 në Greqi dhe 10 në Amerikë, e quaj vitin e 10-ve këtë.

    E kam burrin e mirë, është nga Shkodra, kam 3 vjet e martuar. Atëherë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë se ishim të varfër dhe kur erdhi kjo ditë ishte e pabesueshme”, u shpreh ajo.

    Marinela tregoi se fillimisht ishte paragjykuar shumë sepse vinte nga një vend dhe arriti të ngjitej aq shpejt në karrierën e saj.

    “Të gjithë femrat që konkurojnë kanë një platformë dhe unë kam një për të ndihmuar njerëzit e varfër.

    Në mënyrë që ata kur të më shohin të thonë si ka mundësi që kjo ka arritur deri këtu se para 20 vitesh ishte e varfër. Unë do të shkoj të konkuroj me 50 shtete të amerikës në gusht dhe zhvillohet në Las Vegas.

    Jam shumë e lumtur, dua t’i bëjë të gjithë të lumtur. Unë nuk i kam parë konkurentet e tjera, dua të fokusohem vetëm te vetja ime. Dua ta shoh si një eksperiencë të bukur”, tha ajo.

    Ajo foli edhe për emigrimin në Greqi. “Në Greqi jeta ka qenë më e mirë se në Shqipëri, kam filluar punë që 14 vjeçe dhe paralelisht shkoja në shkolla. Punoja në një restorant, bëja gjithçka nga shitëse në pastruese, çdo gjë.

    Në moshën 20-vjeçare kam shkuar në amerikë, kam ardhur me vetëm me një çantë me rroba. Kam punuar fort deri në 4 punë, derisa kam arritur deri këtu ku jam që punoj në bankë”, u shpreh Marinela.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit