Personazhi i njohur nga rrjetet sociale, Ilir Vrenozi, ka ndarë detaje nga jeta e tij familjare gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke u ndalur veçanërisht te marrëdhënia me bashkëshorten.
Ai e vlerësoi atë si mbështetjen më të madhe në momentet e vështira, duke theksuar rolin e saj kyç në përballimin e sfidave familjare ndër vite.
Vrenozi shtoi se njohja me bashkëshorten e tij ka ndodhur në një periudhë të vështirë për vendin, vitin e mbrapshtë 1997, duke e cilësuar martesën e tyre si një nga bekimet më të mëdha në jetën e tij.
“Nusja ime është njeriu më kyç që në vështirësi ka qenë ajo që më ka dhënë gjithmonë dorën, përfshi problemet familjare, motrën….Edhe shyqyr Zotit që e kam! Nuset e reja s’durojnë dot prindërit e tyre, jo më të durojnë një kunatë të sëmurë. Shyqyr Zotit që kam këtë nuse. Zoti e bekoftë edhe marrtë nga ditët e mia.
Nuk është thjesht shprehje e bukur, është ajo që ndiej. Ishte kohë e luftës, me bashkëshorten jam njohur me mblesëri. E them si me shaka, ishte kohë e luftës, 97-ta kishte fishekë, por shyqyr Zotit që s’doli fishek qorr. Mblesëria me fat është. Kjo është gjëja më e mirë që më ka bërë Zoti”, shprehet Vrenozi.



