Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, ku në qendër të bashkëbisedimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura, si edhe mbi mundësitë e reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.
Ministri Nufi vlerësoi Italinë si një partnere të rëndësishme strategjike të Shqipërisë dhe një aleate të çmuar në kuadër të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Gjatë bisedës, u rikonfirmua vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Italisë për një rajon më të sigurt dhe një Evropë më të fortë.
Në këtë kuadër, të dy ministrat riafirmuan angazhimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë, si edhe forcimin e rolit të NATO-s përballë sfidave të reja të sigurisë.
Reagimi i Nufit
Italia, një partnere e rëndësishme strategjike e Shqipërisë dhe një aleate e çmuar e jona në kuadër të NATO-s.
U ri-takova në Romë me homologun tim, Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto, ku në thelb të bashkëbisedimit ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes e sigurisë, forcimi i ndërveprueshmërisë së Forcave tona të Armatosura, si edhe mundësitë e reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.
Dy vendet tona ndajnë të njëjtin vizion për një rajon më të sigurt dhe një Evropë më të fortë.
Në këtë drejtim, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, për mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë, si dhe për forcimin e rolit të Aleancës në përballje me sfidat e reja



