21.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Iu bashkua Foltores së Ervin Salianjit, Berisha përjashton kandidatin nga gara për kreun e PD në Korçë

    Sali Berisha ka përjashtuar nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravaldi Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në PD-në e Korçës, por prej 10 janarit 2026 u bë pjesë e Foltores së Ervin Salianjit, ku edhe kritikoi hapur drejtimin e Berishës.

    Në fjalën e tij më 10 janar, ai theksoi se PD-ja nuk është “parti muze”, por shpresa e shqiptarëve, duke nënkuptuar pozicionimin kundër lidershipit të Sali Berishës në drejtimin e PD-së.

    Më datë 3 prill, ai shpalli publikisht kërkesën për kandidaturën për kreun e PD-së së Korçës, ku edhe paraqiti programin e tij për ngritjen e partisë.

    Ndërsa informacione brenda strukturave të PD-së së juglindjes bëjnë të ditur se, që nga shpallja e kërkesës së kandidimit të Xhafkës, dega e PD-së Korçë kaloi në një fazë përçarjeje, ku diskutimet janë shtrirë mbi influencën e Salianjit në garën për Korçën.

    Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin këtë të dielë, por u shtynë për në datën 3 maj. Ndërkohë nga 4 kandidatura, janë konfirmuar vetëm dy, Harito Zoto dhe Irvin Bode, i cili shihej si rivali direkt i Xhafkës në këtë garë.

    Vendimi për miratimin e dy kandidaturave për kreun e PD në Korçë
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit