12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Jam e plotësuar, kam gjithçka që dua”, Beatrixa në një lidhje të re?!

    Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj mbetet një ndër ish-banoret më të komentuara të Big Brother VIP. Pjesëmarrja e saj në spektaklin e njohur bëri bujë të madhe dhe kështu vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të tij.

    Ndonëse ka shmangur paraqitjet televizive, Beatrix është mjaft aktive në rrjetet sociale e të cilat zgjojnë kureshtjen e fansave të saj për gjendjen e saj.

    Edhe në imazhet e fundit që ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Insatgram, Beatrix mori vëmendje teksa u shfaq në formë të mirë dhe tejet atraktive.

    Përmes fotove, krijuesja e këngës “Faj” tregoi se ndodhet në Athinë, ndërsa mbrëmë (e shtunë) ka shijuar një natë argëtues në një nga klubet e natës atje.

    “Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet e veshur në një bluzë të zezë me dekolte të hapur dhe xhinse.

    Ndryshe, kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme Beatrix krijojë një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, ndërsa pas daljes dyshja nuk janë parë më bashkë duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit