12.5 C
Tirana
E enjte, 9 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Jemi tanët o burrë, pse nuk firmos …” – Kush tentoi ta korruptonte Erion Braçen kur ishte zv.kryeministër? Deputeti i PS flet për telefonatën e tensionuar

    Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për politikën dhe sfidat e saj, por dhe presionin e fortë që ndeshin zyrtarët përballë njerëzve që duan t’i korruptojnë.

    Braçe është nga të paktët zyrtarë të lartë shtetërorë që ka bajtur disa poste nga deputet, ministër e deri në zv.kryeministër që nuk është përfolur për korrupsion, me përjashtim të akuzave që i kanë ardhur nga kundërshtarët politikë.

    I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse kanë tentuar ndonjëherë ta korruptojnë Braçe ka theksuar se jo vetëm atij, po kujtdo i janë bërë oferta të tilla pasi në Shqipëri është bërë kulturë.

    Ai rrëfeu në studoi një telefonatë të tensionuar që kishte patur me një biznesmen gjatë kohës që mbante pozicionin e zv.kryeminsitrit.

    Braçe tregoi se pas një mbledhjeje qeverie mori një telefonatë ku personi në krahun tjetër i kërkonte llogari se pse nuk kishte firmosur një dokument që do t’i “hapte rrugën” biznesit të tij.

    Sipas braçes përgjigja kishte qenë e prerë se nuk e kishte firmosur për arsye të forta ligjore dhe se kurrë nuk do ta shkelte ligjin.

    Borakaj: Kanë tentuar tu korruptojnë?

    Braçe: Patjetër. Kur bëhet kulturë, bëhet kulturë. E bëjnë proces, e bëjnë për të ndërhyrë.

    Borakaj: Është e vështirë për të thënë jo.

    Braçe: S’është e vështirë për të thënë jo, e ke këtë presion kur do të marrësh firmën. Një ditë të bukur po prisja një mikun tim për të shkuar në stadium. Më bie telefoni, unë ja hap kujtdo telefonin, pasi prindërit e moshuar detyrimisht të bëjnë ta mabsh telefonin hapur, kur ke fëmijë detyrimisht do e mabsh telefonin hapur, por edhe ata njerëzit atje.

    Më bie telefoni e hap dhe zëri matën më thotë: O Eriono, ho mo si je? Mirë i them, çfarë ke? Më thotë, po pse se firmose atë letrën timo mo, çfarë kishte ajo! Isha zv.kryeminsitër në atë kohë, kisha drejtuar mbledhjen. Po kush je ti mo i them, kush ta dha numrin? Po e kam mo se njifena unë jam ai që kisha atë shtypshkronjën, jemi tanët o burrë.

    I them po pastaj, ku e gjen ti kurajën të më marrësh në telefon për këtë gjë. S’dua ta firmos, kam arsye që nuk e firmos, dhe kam arsye që nuk do ta firmos, dhe i them hajd dhe i mbylla telefonin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit