18.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jepini Luizës 100 metra rrugë tani!

    Nga Mentor Kikia

    Besoj se i mori te gjitha vleresimet, levdatat, himnizimet dhe mirenjohjet, per ate qe eshte dhe ate qe beri.

    Madheshtore

    Frymezuese

    Burim shprese

    Model i punes dhe kembenguljes

    Luiza e ngriti me shume se kushdo tjeter flamurin tone dhe na beri krenar, pa asnje dyshim.

    Tani une them qe ky vend i detyrohet Luizes edhe nje “honorar” te vogel per kete nder.

    Jepini 100 metra rruge, nga ato qe kushtojne 25 milion Euro nje kilometer.

    E di qe do me akuzoni per materialist, por nuk jam i tille. Nuk e kam matur asnjehere punen time me vleren reale te saj, pasi kam patur gjithmone nje doze idealizmi brenda.

    Por Luiza neser nuk do te vrapoje dot kaq shpejt dhe shteti do ta ndihmoje duke e punesuar si mesuese fizkulture ne nje gjimnaz.

    Luiza do te hipe ne urban per te shkuar ne pune…

    E di se do te thoni se s’kane rendesi parate perpara lavdise, nderit, kombit dhe flamurit. Por Luiza nuk meriton te jetoje si ne te tjeret, me syte nga bankomati, ndaj une them se 100 metra autostrade ajo i meriton nga ky vend.

    Ne fund te fundit, ajo po ben krenar nje vend dhe nje popull, te cilit ata qe bejne keto austostradat dhe ata qe i japin parate atyre, ia kane zhytur koken ne gjiriz.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit