19.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Jeta e “shthurur” në Tiranë: Nga dyqanet e shtrenjta, në festat e fshehta në vila me qira (historia e një eskorte)

    Nuk është në gjendje ta ndajë nëse bukuria e ndihmoi për të qenë aty ku është, apo fakti që përherë ka qenë e rrethuar nga meshkujt e duhur në kohën e duhur.

    Është 41 vjeçe, e divorcuar prej sëpaku 13 vitesh dhe nënë e një djali të vogël. Por ajo rradhit me siguri dhe bindje të plotë emrat e veshjeve më të shtrenjta, udhëtimet e përhershme, faktin që ia ka dalë mbanë që nga një pozicion pune u katapultua dhe zotëron një biznes ‘modest”sipas saj. Edhe bashkëshortin , një shtetas i huaj nga Ballkani e njohu në një nga këto festa të shfrenuara kur në të njëzetat e saj e kuptoi se po lëvizte “dorë më dorë“ dhe nuk po krijonte një mardhënie të qëndrueshme.

    “Nuk do ta quaja eskortë, jam një grua e preferuar për shkak të shijeve të rafinuara të të jetuarit dhe veshjes shik. Kam qenë ngaherë e kujdesshme dhe e kuruar. Sjell buzëqeshje me praninë time.  Dhe  asnjëherë mbase përshkak të tipit nuk e kam lejuar ngurtësinë, jam sociale”, thote ajo.

    E lindur në Tiranë ajo preferon të flasë për parfumet e shtrenjta, çantat dhe frekuentimin e ambienteve klas. ‘Në vitet 2000 mosha e re, fakti që flisja dy gjuhë të huaja greqisht dhe anglisht, por edhe fakti që jam e shoqërueshme më ndihmoi që të parët meshkujt për të cilët isha studente e preferuar,  të ishin profesorët në fakultet. Mbase ata më mbanin me hatër sepse rrezatoja qytetari”, kujton 41 vjeçarja.

    Ajo kishte dalë nga një histori lagjeje dhe iu fut studimeve ku përgjatë shkollimit u qartësua se ishte një vajzë që tërhiqte vëmendje .Kështu i pëlqen ta quajë jetën intensive, me festa e mbrëmje në hotele të njohura , ku vajza të reja si ajo kishin përkrahë burra më në moshë, ndonjëri me pozicion pune të njohur, apo status të qëndrueshëm ekonomik

    Kategoria që frekuentonte ishin të natyrës drejtorë drejtorish, një futbollist dhe personazhe të klasit biznesmenë që sapo ishin futur në fushën e ndërtimit.“

    “Kam lëvizur në buzuqe, kam lëvizur në Greqi dhe si unë dhe grup vajzash të tjera. Ballkanin e kam vizituar në atë kohë, normale që kur del shumë shikon dhe kupton tepër.”

    Me histori dashurie që mbylleshin shpejt – kështu preferon t’i konsiderojë gjatë bisedës asaj i mbeteshin në fund të udhëtimeve të befta apo festave ku ftohej telefona dhuratë, vizitat në dyqane të shtrenjta nga të cilat dilte e ngarkuar me shaje firmato, çanta të shtrenta e çdo gjë tjetër.

    “Por vjen një moment që e kupton se një burrë i martuar stë jep asgjë veç këtyre dhuratave dhe kujtimeve që s’të shërbejnë për asgjë, se nuk do ndahet asnjëherë dhe se ti në një farë mënyre je një koketë- dëshmon 41 vjeçarja.

    “Bashkëshortin e njoha në një nga këto festa në një qytet jugor, ishte një festë punë mes stafit të zgjedhur të një ministrie dhe një kompanie të huaj. Më mori në telefon një mik dhe më tha : pse nuk vjen E.? Kemi për t’u kënaqur”’.

    Ajo e shfytëzoi çastin dhe mbasi shkëmbeu numrat me personin 15 vjet më të madh se ajo , ju ngjit e bindur se prej tij do fitonte së paku shtetësi të huaj. “U martuam dhe as kjo nuk qe biletë e mirë për të ikur. Thënë shkurt ishim dy të huaj dhe të vështirë “.

    Gruaja u nda mbas pesë viteve dhe me lidhjet që kishte siguruar nga vajzëria siguroi sërish një punë në shtet.

    “Paga qesharake, sa kohë më duhej të ruaja standardin ekonomik. Një nga mikeshat e mia që merret me këngë më telefonoi dhe më kërkoi të isha në një festë në një hotel të njohur.U ktheva sërish dhe më kishte munguar ai vrull të jetuari”.

    Duke e shmangur vazhdimisht termin eskortë e aq me tëpër prostitutë, 41 vjeçarja korrigjon “ka një problem me emancipimin në Shqipëri. Të dalësh përkrah një burri të martuar,apo në moshë të madhe ç’rëndësi ka, nuk duhet të jesh doemos eskortë. Është afërsisht si një marrëveshje në të cilën ti je aty sepse ky burrë i martuar, zakonisht mbi të 50 ka nevojë të mos qëndrojë në vllazëri burrash ku më së shumti secili prej tyre ka nevojë të tregojë se çfarë bën me paratë dhe se gruaja që ka në krahë , që nuk është gruaja e tij , është dikush që ai e paguan për ta argëtuar.”

    41 vjeçarja tregon se trendi më i ri “i shoqërizimit“, që e ka çuar atë me udhëtime në Dubai, Afrikë , Spanjë dhe në vende që me rrogën e një punonjëseje në shtet nuk do t’i kishte përballuar lidhet me festat në shtëpi private.

    “Merret një vilë, jepen me qira, në Tiranë, Sarandë, Vlorë e kudo. Dhe aty mund të përfshihesh edhe në kokteile droge”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit