Jonida Vokshi prej disa kohësh është shkëputur nga ekrani si moderatore dhe me sa duket pritjes i ka ardhur fundi.
Moderatorja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka lajmin e bukur se do të rikthehet me një projekt të ri.
Përkrah një fotografie ku shihet vajza e saj me një libër në dorë, aktorja shkuan, “Po bëhet gati për te “Gjeniu i vogël”. Në fakt po bëhemi të dyja”, duke zbuluar në këtë mënyrë se programi i fëmijëve do të rikthehet në ekran dhe bashkë me të edhe moderatorja aq e dashur për publikun.
Jonida nuk ka zbuluar detaje rreth këtij rikthimi, por këtë herë atë me siguri do ta shohim në një ekran të ri, pasi “Gjeniu i vogël” është një program i cili është realizuar ndër vite nga televizioni Klan.
Kujtojmë që angazhimi i fundit i Jonida Vokshit ka qenë si aktore në serialin “H.O.T”.