spot_img
spot_img

“Ka dy tumor në tru”, Arkimed Lushaj rrëfim prekës për ish-bashkëshorten: E kam brengë, tre vjet që s`e takoj…

spot_img

Stresi e ka përmendur vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij, Kejsin që nga momenti i hyrjes në shtëpinë e Big Brothet VIP. Reperi është shprehur se ajo është e sëmurë, dhe ai e ka brengë këtë gjë.

Duke shprehur admirim për të, rrëfeu se Keisi është një vajzë e fortë, por sëmundja nuk pyet.

“Është një vajzë ekstremisht e fortë. 7 vjet më ka mbajtur në shtëpi, me halle, me probleme, me të mira. Po ta them edhe një gjë: I ka dy “tumore”, se po hyjmë tani dhe po flasim për hallet e tjetrit.

Tumor edhe një kist i ka të dy, ngjitur njëri-tjetrit. Prandaj unë flas shpesh për të, sepse më ka mbetur një brengë shumë e madhe në shpirt…

Mundet të më ndërrojë jetë vajza që s’e kam parë prej 3 vitesh”, u shpreh Stresi, duke krahasuar problemet e vogla të të tjerëve me atë të Kejsit që sipas tij, i përket edhe atij.

“I ka dy vëlla, në kokë, ngjitur”, tha edhe njëherë Stresi, duke u përlotur, ndërkohë konkurrentët e inkurajuan të ketë besim.

Lajmet e fundit