spot_img
spot_img

Kafshëria: Pronarit të Farma Sotira në Ersekë i vrasin kalin

spot_img

Vrasja e kafshëve po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësim në vendin tonë. Persona, të cilët rrallë herë identifikohen dhe dënohen sipas ligjit, vrasin si pa të keq kafshët.

Rasti i fundit ka të bëjë me vrasjen me armë zjarri të një kali në një biznes agro-turizmi në Ersekë.

Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme. Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.

Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme.

Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë.

I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik”, shkruajnë me trishtim fermerët e Farma Sotira, e cila është mjaft e njohur.

 

Lajmet e fundit