Një bisedë e sinqertë brenda shtëpisë së Ferma VIP ka zbuluar një anë shumë personale të Mimoza Ahmeti, e cila ndau historinë e saj të dashurisë me publikun dhe banorët.
Gjatë një diskutimi me Ervini, ajo tregoi për marrëdhënien me partnerin e saj me origjinë nga Polonia, i cili është më i ri në moshë. Ahmeti rrëfeu se për këtë lidhje ka bërë edhe sakrifica të mëdha, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe duke marrë vendime financiare për ta mbështetur atë.
Ajo zbuloi se historia e tyre kishte nisur në rrjetet sociale, ku partneri i saj e ndiqte prej kohësh dhe i shkruante vazhdimisht, pavarësisht se nuk fliste shqip. Përmes përkthimeve, ai kishte arritur të krijonte një lidhje me botën e saj, gjë që më pas çoi në një njohje reale.
“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin. Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër,” theksoi ajo.
“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’-tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”
Megjithatë, marrëdhënia nuk ka qenë e lehtë. Poetja la të kuptohet se përkushtimi i saj nuk është kthyer në të njëjtën mënyrë, duke e përshkruar partnerin si të ashpër në sjellje. Edhe pse e vetëdijshme për vështirësitë, ajo pranoi se lidhja ka qenë e mbushur me emocione të forta, çka e bën të vështirë distancimin.



