19.5 C
Tirana
E shtunë, 25 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Kanë materiale nga kompjuteri i Agasit” – Endri Meksi bën deklaratën e fortë: PD ka dosjen e AKSHI-t, por përmendin vetëm emrat që i interesojnë

    Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka deklaruar se Partia Demokratike disponon të plotë dosjen e AKSHI-t, por, sipas tij, zgjedh të përmendë vetëm disa prej emrave të përfshirë.

    I ftuar në “FactCheck”, Meksi tha se Sali Berisha është “ekspert i kamuflimit” dhe përmend vetëm emrat që i interesojnë. Sipas tij, PD ka materiale edhe nga kompjuteri i biznesmenit Ergys Agasi.

    Në një dosje kaq të madhe, qëllimi i opozitës është të fokusohet te 2-3 emra të veçantë. Interesi i tyre i vetëm, në skenarin aktual, për disa afera si bastet, inkriminimi i policisë, AKSHI etj., është pikërisht te këta pak emra”, theksoi ai.

    Më tej, Meksi u shpreh se, nëse nuk do të ishte rrëmbimi i Gerond Meçes, kjo çështje nuk do të kishte marrë përmasa kaq të mëdha.

    Meksi: Zoti Berisha është ekspert i kamuflimit. Jam i sigurt që i disponon të katër vendimet. Kanë më shumë se kaq; kanë edhe materiale nga kompjuteri i të ndjerit Agasi. Në një dosje kaq të madhe, qëllimi i opozitës është të fokusohet te 2-3 emra të veçantë. Interesi i tyre i vetëm, në skenarin aktual, për disa afera si bastet, inkriminimi i policisë, AKSHI etj., është pikërisht te këta pak emra. Ky zotëria Agasi, ku e gjeti gjithë këtë kurajë për të krijuar gjithë këtë ‘masterpiece’? Krijoi një katrahurë marrëdhëniesh, ku të gjithë pyesin se çfarë do të ndodhë dhe kush do të implikohet.

    Nuk mendoj që PD ka kapacitete hakerimi. Nëse ata disponojnë pjesë të ndryshme nga dosja që nuk janë publike, dyshohet se kjo rrjedhje është e qëllimshme. Pra, dorëzohen, sepse në ambientin shqiptar shantazhi është mekanizëm mbijetese. Dosja e AKSHI-t ndoshta nuk do të ishte ku është sot nëse Ambasada Gjermane nuk do të kishte një rol; edhe zoti Gerond Meçe dihet që ka shkuar në Ambasadën Gjermane. ‘Krimi’ i vetëm i tij është se ankimoi pa ndalim procedurat dhe nuk iu nënshtrua presionit. Unë jam dorëzuar 2-3 herë kur kam dashur të ankimoj. Hera e fundit që kam bashkëpunuar me të ka qenë në vitin 2020. Ai e vuri në stres AKSHI-n dhe vuri në lëvizje Agasin dhe Beqirin për të kaluar në metoda të tjera, si pengmarrja, shantazhi, kërcënimi dhe presioni ndaj gjyqtarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit