8.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ke ndonjë vëlla”? Big Mama i kërkon moderatores t`i gjejë burrë, kanë frikë se i rrah!

    Big Mama ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku pati një kërkesë të papritur për moderatoren Bieta Sula: donte që t`i gjente një djalë!

    Këngëtarja u shpreh se që kur ka dalë nga Big Brother Vip, njerëzit e kanë marrë frikë, pasi kanë hall se mos do t’i rrahë.

    “Mbeta rrugëve të Tiranës, Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kam kohë për tu lidhur me dikë, por po ma gjete na një nuk ka problem.

    Ke nga një vëlla a çun. Kur del nga Big Brother nuk afrohen fare, me rastin tim që panë kanë frikë se mos hanë dajakë.

    Edhe rrugës kur më shohin thonë ik ik se kjo është e vështirë. Por çdo njeri e ka pikën e vetë. Kur vjen pika ime dalë nga vetja,” tha Big Mama.

    Më tej, ajo shtoi se:

    Dritan Lelin e kam shumë xhan e kam shokë. Me kryetarin e bashkisë unë e kam marrë prej krahu kam ecur në rrugët e Vlorës. Ai më ka lënë një përshtypje që unë nuk e shoh si kryetar, e shoh si shok timin. është një njeri i hapur, modest, me të flet për ça të duash, art, muzikë, gallatë.

    Dalim e ecim rrugëve. Unë po prisja që intervistën do e bënim në zyrë me bodyguarda, ai më mori prej krahësh dhe filluam të ecim në qendër dhe në rrugë. Unë po mendoja a është kryetar ky apo këngëtar”!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit