spot_img
spot_img

Kejsi Borri mohon kunjat ndaj Brikenës: Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt!

spot_img

Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka folur për herë të parë rreth aludimeve që kanë qarkulluar në rrjet, sipas të cilave postimet e saj në rrjetet sociale ishin kunja ndaj Brikena Selmanit.

E ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, Kejsi u ndal fillimisht te marrëdhënia e vëllait të saj me dashurinë, duke thënë se Mateo nuk është nga ata persona që bien lehtë në dashuri.

“Për mendimin tim, Mateo është shumë i vështirë që të bjerë në dashuri, por kur bie, vështirë se del. Po ra, është tamam ajo fjala ‘bie’. Tani po noton,” u shpreh ajo me humor, duke lënë të kuptohet se vëllai i saj po e jeton në maksimum lidhjen e tij.

E pyetur nëse si motër përpiqet ta “sjellë në vete”, Kejsi tha se nuk ndërhyn në jetën sentimentale të Mateos.

“Dashuria është një ndjenjë shumë e bukur për t’u përjetuar nga çdokush. Nuk kam pse ta nxjerr nga ajo ‘flluska’ e vet ku është futur. Ai po e shijon atë gjë,” tha ajo.

Megjithatë, pjesa që mori më shumë vëmendje ishte reagimi i saj ndaj zërave se ajo ka ndikuar në marrëdhënien e Mateos me Brikena Selmanin.

“Më ka dalë nami se jam edhe motër e keqe. Plasi rrjeti me komente si ‘i ke ndarë ti’, ‘janë zënë prej teje’,” tregoi Kejsi.

Ajo mohoi kategorikisht se postimet e saj kishin lidhje me Brikena Selmanin, duke sqaruar se interpretimet e publikut kanë qenë të gabuara.

“Ajo kënga nuk kishte lidhje fare me Brikenën. Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt. Jam goditur shumë në rrjet për këtë temë, por nuk kam dhënë kurrë një kundërpërgjigje, sepse më është dukur budallallëk komplet,” përfundoi ajo.

Lajmet e fundit