Ervin Selita është arrestuar nga policia për akuzën “Vrasje me dashje”. Konflikti me recepsionisten e një hoteli ka precipituar në një konfrontim me pronarin, që ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë në ambjentet e një hoteli në Tiranë, ku 30-vjeçari ka qenë së bashku me të dashurën e tij.
Por Ervin Selita nuk është një emër i padëgjuar për shqiptarët, por edhe për anglezët. Ndonëse në Shqipëri ka shumë fansa, në Angli mediat e klasifikojnë një kontigjent problematik, shpërndarës droge dhe pjesë e një grupi kriminal. 30-vjeçari është repist dhe njihet me emrin ‘Vinz’. Ai është edhe pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”.
“Hellbanianz” është grupi muzikor në Londër, ku shpesh herë është vënë në qendër të investigimeve të mediave angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti.
Gazeta angleze Mail On Sunday e cila pas një investigimi të gjatë ka shkruar se Hellbanianz përmes muzikës së tyre dhe video-klipeve ku shfaqen në një jetë luksoze po rekrutojnë anëtarë të rinj shqiptarë…
Shkrimi i Mail On Sunday
“Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar me Lamborghini dhe Rolls Royce e duke u dhënë jehonë kapove sikur të jenë një kartel droge”.
Kështu shkruajnë gazetarët e Mail On Sunday Mark Hookman dhe Jake Ryan, sipas të cilëve duke cituar burime nga komuniteti shqiptarë në Angli thonë se Hellbanianz e përdorin muzikën si një PR për qëllimet e tyre kriminale.
E ndërsa të gjithë i njohin anëtarët dhe drejtuesit të Hellbanianz përmes presudonimeve gazetarët anglez kanë mundur të zbulojnë emrat e tyre të vërtetë.
‘Stealth’ një prej këngëtarëve kryesor të grupit i cili shfaqet në videoklipet e Hellbanianz i rrethuar nga djem më maska është Fatjon Dibra nga Burreli.
Ndërsa një tjetër anëtarë i rëndësishëm i këtij grupi është “Vinz”, që sipas kësaj gazete quhet Ervin Selita 26 vjec edhe ky nga Burreli.
Disa prej këngëve të Hellbanianz i dedikohen anëtarëve të grupit tashmë të burgosur për krime të ndryshme.
Në videospotin e tyre teje luksoz me Rolls-Royces, Huracan Lamborghini dhe një turmë kërcënuese të burrave të maskuar, reperi i bandës shqiptare ‘Stealth’ sjell një paralajmërim të frikshëm.
“Ne ju vrasim sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për arsye,” thotë ai në këngë. “Ata përpiqen të na kapin, por këta shqiptarë nuk mund të kapen.”
Përdoruesit e drogës të klasë të mesme po krenohen me fitimet e mëdha të perandorisë kriminale të shqiptarëve, të cilët kontrollojn tregtinë britanike prej 5 miliardë funta në tregunë e kokainës
Vlenë të theksohet se Mafia Shqiptare, gangsterët shqiptarë kapën kontrollin e tregtisë britanike të kokainës rreth pesë vjet më parë duke u lidhur me kartelet e Amerikës Jugore që furnizonin medikamentin.
Poashtu krimi i organizuar shqiptar në Britani mund të gjurmohet që në luftërat e përgjakshme të Ballkanit të viteve 1990 të cilat çuan në rritje të refugjatëve kosovarë që kërkonin azil në Britani. Që nga viti 1998, edhe qindra kriminelë të ashpër shqiptarë filluan të mbërrinin në Britani.
Ata në fillim morën përsipër prostitucionit në Londër, por tendencioziteti i tyre u përhapën shpejt në trafikimin e drogës dhe trafikimit të njerëzve. Rreth vitit 2014, bosët e tyre të bandës pushtuan tregtinë e kokainës të Britanisë duke krijuar modelin e tyre të ri të biznesit për furnizimin, transportimin dhe shpërndarjen e drogës.
Gazetarët e kësaj gazete kanë mundur të identifikojnë një bisedë në Instagram Live, mes dy anëtarëve të burgosur të Hellbanianz të cilën më pas e kanë publikuar në Youtube.
Azem Dajci i njohur me pseudonimin ‘Ziro’ bashkëbisedon përmes një telefoni Iphone të futur ilegalisht në burg me anëtarin tjetër të grupit njohur me nofkën ‘Guçi’ i identifikuar si Fabion Kuci.
Dajci dhe Kuci ndodhen në paraburgimin e burgur Ëormëood Scrubs në pritje të dënimit për grabitje të dhunshme.
Kuci 27 vjeç ka pranuar akuzat për grabitje në rrethana rënduese. Po ashtu edhe Dajci 26 vjec, ka pranuar të njëjtën akuzë si dhe atë për mbajtje të një arme dhe municionesh pa leje.
Gazetarët e Mail On Sunday kanë njoftuar autoritetet e burgjeve për këtë video ku dy shqiptarët flasin Live në Instagram. Pas kontrollit të qelive të tyre janë zbuluar tre telefona Iphone të futur në mënyrë ilegale.
Një zëdhënës i burgjeve angleze tha se “Ne do ti ndëshkojmë ata për gjetjen e telefonave, ndërkohë Instagram bllokoi llogaritë e Azem Dajcit dhe Fabion Kucit.