8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtari i njohur shqiptar: Greqia me ‘vodhi’ endrrën amerikane

    Këngëtari Devis Xherahu ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku një nga sakrificat më të mëdha që bëri për karrierën e tij.

    Endrra e tij më e madhe ishte Amerika, madje me këtë frymë është rritur nga babai i tij i ndjerë, por ashtu siç shprehet dhe vetë këngëtari, këtë ëndërr ‘ai vodhi’ Greqia.

    Ester Bylyku: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për karrierën tënde?

    Devis Xherahu: Shkova në Greqi për pushime tek një miku im. Rastësisht shoh një emision televiziv, sepse nuk kisha ndërmend të qëndroja në Greqi, pavarësisht se ne në Korçë i kemi dëgjuar dhe kënduar këngët greke.

    Por ajo që më rriti babai ishte Amerika. Mora pjesë në një show në vitin 1997. Më dëgjon një këngëtar i madh dhe më merr në buzukun e tij. Mendova të qëndroja 1-2 vite sa të merrja eksperiencën e skenave të mëdha dhe mëpas do të vazhdoja ëndrrën time.

    Por më mori 11 vjet, dhe kur shkova në Amerikë… ajo ka ligje te tjera, kritere të tjera sa i përketë karrierës, në vitin 2007 që ishim. Kjo është sakrifica që ma vodhi Greqia, me dëshirën time kuptohet, dhe ëndrra amerikane ngeli në sirtar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit