20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtari shqiptar i kërkon divorcin bashkëshortes ‘live’ në emision!

    Devis Xherahu ishte i ftuar këtë të diel në programin “E diell”, ku u bë pjesë e një sfide të vështirë. Ai duhet të merrte në telefon bashkëshorten dhe t’i kërkonte divorcin.

    Devisi paraprakisht tha se e njihte mirë gruan e jetës dhe se ajo do ta kuptonte që ai po bënte shaka.

    “Mora vesh disa gjëra që më ke fshehur dhe u binda që ne do të ndahemi”, i tha ai partneres, e cila e kuptoi menjëherë që ishte shaka dhe nuk e mori seriozisht në asnjë moment.

    Loja në telefon vazhdoi deri në momentin kur ndërhynë lojtarët e tjerë në studio e cila e ktheu totalisht situatën në shaka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit