6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këngëtarja shqiptare: Kur më shohin, burrat ndërrojnë rrugë

    Big Mama ishte një ndër personazhet që bëri shumë bujë brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo për shkak se këngëtarja u përfshi në një debat me Antonelën dhe për rrjedhojë kërkoi të dilte nga shtëpia e famshme. Së fundmi, ajo ka folur për rrugëtimin e saj në këtë reality show ndërsa tregoi dhe “pengun” e saj.

    “Më vjen keq që nuk kam qenë në periudhën kur ka qenë Kledi. Më ngeli peng. Ato 23 ditë që qëndrova mu dukën si 230 ditë. Mendoj se do e kisha fituar po mos të dilja vetë. Me shpirt kam dashur që ta fitojë Arjola, por pasi mori shtëpinë, s’kam gajle më. Po, do futesha sërish.

    Kam një bagazh të madh, kam provuar shumë gjëra, ‘Big Brother VIP’ kishte ngelur, shkova dhe bëra m-në.”, tha ajo. Ndërkohë, këngëtarja tregoi gjithashtu se është single. “Jo nuk jam në një lidhje. Jam ‘single’. Pas “Big Brother VIP” më janë zhdukur kërkesat se kanë frikë. Tani kur më shohin ndërrojnë rrugë.“, tha ajo.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit