15.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kërkoni rrëzimin e qeverisë me dhunë” – Sherr grash në Kuvend

    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mnastirliu i është përgjigjur deputetes së PD, Albana Vokshit për “tenderat sekretë”.

    Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se Buxheti për Shëndetësisnë për 2013 është rritur dhe se është më i larti prej atij të 2013, kur në qeveri ishte PD.

    “Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për e shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit.

    Kur ishit vet në qeveri, nuk ankoheshit për spitalet e rrënuara, nuk ankoheshit për rrogat e mjekëve, nuk ankoheshit për higjenën e spitaleve. Por tani ju kërkoni më shumë, por mirë bëni që kërkoni më shumë se për këtë jeni këtu.

    Sa për tenderat sekretë shkoni dhe denoncimet që keni bërë sesi kanë ecur hetimet, provoni këto, mos vini të bëni këtu gjyqtaren, prokuroren e avokaten.

    Se janë denoncime të turpshme që bëtë gjatë kohës së pandemisë. Buxheti 2023 i shëndetëissë është rritur dhe është më ilartë në historinë krahasura nga 2013 dhe 2022” tha Manastirliu nddër të tjera.

    Vokshi ka ka reaguar edhe në lidhje me gjuhën e përdorur të kryeministrit Edi Rama i cili u foli ashpër opozitës.

    Ajo i bëri thirrje kryetares së Kuvendit që herë tjetër të ndalë kryeministrin që të përdorë gjuhën e dhunës.

    Ndër të tjera ajo tha se vetë sa herë që Rama të përdorë atë gjuhë do të largohet nga Kuvendi, ndërsa u bëri thirrje deputeteve që të bëjnë të njëjtën gjë.

    “Si prind jam e zemëruar me atë gjuhë. Edi Rama ia doli të tërheq vëmendjen. Nuk e di sa dëgjuan dhe lexuan rreth buxhetin. Këto të gjithë u morën me Ramën dhe askush nuk u morë me buxhetin.

    Qindra mijëra prisnin se cfarë do bëhej me jetën e tyre, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, por Shqiptarët dëgjuan gjuhë të dhunshme ndaj kujdo që e kritikoi. A e keni parë dhunën në Shqipëri është e frikshme, por ne kemi kryedhunuesin verbal këtu. Në këtë sallë. Unë distacohem nga ajo gjuhë e dhunshme.

    I bëj thirre kryetares që të ndalë kryeministrin kur e përdor atë gjuhë. Cdo grua që ka fëmijë duhet sot të distacohet. Aleanca e grave deputete duhet të reagojë. Gjuha e Edi Ramës është gjuhë e rrezikshme. Është e pafalshme tolerance që bëhet. Unë do cohen të iki dhe të gjitha gratë të largohen kur përdor këtë fjalor kryeministri dhe bën si i fortë”, tha Vokshi ndër të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit