9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këshilltari i Dortmund zbulon “padashje” të ardhmen e Haaland, gafë apo tashmë një fakt i kryer?

    E ardhmja e Erling Haaland është shndërruar tashmë në një temë të përditshme të mediave më prestigjioze botërore, duke qenë se norvegjezi është dëshira e top klubeve të Europës.

    Së fundmi, ka pasur zhvillime të reja sa i përket klubit të ri të sulmuesit teksa Manchester City është një hap para rivalëve si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United pasi janë të gatshëm të kënaqin interesat ekonomike të Dortmund, të vetë lojtarit por edhe menaxherit të tij, Mino Raiola.

    Ndërkohë, një tjetër indicie e cila bën të besosh se Haaland sezonin e ardhshëm do ta shohim të veshë fanellën e “qytetarëve” vjen nga këshilltari i gjermanëve, Matthias Sammer të cilit duket se i ka “shpëtuar goja” teksa është shprehur se Guardiola dhe Haaland do të përfitojnë nga njëri-tjetri.

    “Guardiola dhe Haaland do të përfitojnë nga njëri-tjetri, me teknikun spanjoll kam punuar për tre vite te Bayern Munich dhe ai përdor një sistem loje paksa të veçantë. Megjithatë, përsëri mendoj se mund t’ia dalë të adaptoj në skuadër një sulmues të linjës së parë siç është Haaland.

    Guardiolës do t’i duhet që të mësoj edhe nga vetë lojtari dhe nëse palët arrijnë të bashkëpunojnë atëherë do të ishte shumë interesante për të parë lojën e shprehur në fushë”, u shpreh Sammer.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit