spot_img
spot_img

Këta nuk largojnë dot AliBashën, si do të largojnë Edi Ramën?

spot_img

Juristi Kreshnik Spahiu tha se opozita nuk po largon dot Enkelejd Alibeajn dhe Lulzim Bashën duke i përfshirë nën mbiemrin AliBasha.

Rrjedhimisht sipas tij është e vështirë të besohet se mund të largojnë Edi Ramën.

“Lidhja logjike është kjo. Jemi përballë një lufte politike. Luftën politike e ke kryesisht parlamentare.

Me protesta nuk e ke rrëzuar dot, nga ana tjetër konsideron se do vendosësh dinjitetin e individit, me të drejtë ke marrë përsipër një kauz për të mbrojtur ish-liderin dhe unë e vlerësoj. Vetëm kauzën e Berishës ka Partia Demokratike,” – u shpreh Spahiu.

Jursti tha se nëse gjykata nuk u jep logon Sali Berisha dhe gjithë mbështetësit e tij do jenë flamurtarë të lëvizjes për mbylljen e PD-së.

Lajmet e fundit