spot_img
spot_img

“Këta po i ndezin vetë zjarret” – Taulant Balla denoncon çmendurinë në Bashkinë e Kavajës, nga punonjësit e saj

spot_img

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video së fundmi përmes së cilës ka bërë “shembull” punonjësit e kryebashkiakut të Kavajës, Fisnik Qosja.  Balla ka postuar pamje ku punonjës të Bashkisë shihen teksa i vendosin zjarrin mbetjeve.

Si rrjedhojë socialisti i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit dhe IKMT-së që të ndalin atë që ai e quan si “çmenduri”, pasi përpos se ndotin ambientin, rrezikojnë të përhapin zjarre në qytet dhe fushat bujqësore përreth.

“Ndërsa në disa zona të Shqipërisë vijon përballja me zjarret, çmenduria në Bashkinë Kavajë shkon deri aty sa vetë punonjësit e Bashkisë ndezin zjarre për të djegur mbetjet. Madje siç e ndiqni në keto pamje i sjellin mbetjet me mjete transporti nga çdo anë dhe i djegin në një nga hyrjet e qytetit (Mbikalimi i Spitalit).

Jo vetëm që po ndotet mjedisi me tymin dhe ajrin e rëndë, nga gazrat që lëshohen, por kjo çmenduri rrezikon përhapjen e zjarreve në qytet dhe fushat bujqësore përreth. Është detyra e Policisë së Shtetit dhe IKMT të ndalin këtë çmenduri Janë krime mjedisore dhe rrezik për zjarre”, shkruan Balla.

Lajmet e fundit