10.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Këto janë qytetet më stresuese për të drejtuar makinën

    Përvoja e drejtimit të automjetit nuk është e njëjtë kudo. Në shumë qytete, ajo që duhet të ishte një udhëtim i zakonshëm kthehet në një proces të lodhshëm, me trafik të rënduar, shpejtësi të ulët dhe orë të tëra të humbura në rrugë.

    Një analizë e re mbi qytetet kryesore në Evropë, SHBA dhe Australi tregon se ku drejtimi i makinës është më stresues, duke marrë në konsideratë faktorë si mbingarkesa e trafikut, shpejtësia mesatare, koha e humbur në orët e pikut, dendësia e automjeteve, cilësia e rrugëve dhe siguria rrugore.

    Studimi është realizuar nga Compare the Market, i cili analizoi të dhëna nga qytete të mëdha në tre kontinente për të identifikuar zonat ku drejtimi i përditshëm bëhet më i vështirë.

    Vlerësimi u bazua në disa tregues kryesorë, të cilët u konvertuan në një shkallë të përbashkët dhe më pas u kombinuan në një rezultat final nga 100 pikë. Kjo krijoi një renditje të qartë të qyteteve nga më stresueset tek më të qetat për shoferët.

    Qyteti më stresues në Evropë

    Në krye të listës në Evropë renditet Dublini, i cili shënon nivelet më të larta të mbingarkesës në trafik. Bllokimi arrin në 72.9%, ndërsa shpejtësia mesatare bie në vetëm 17.4 km/orë.

    Shoferët në këtë qytet humbasin rreth 191 orë në vit në trafikun e orëve të pikut, një shifër që tregon qartë presionin e përditshëm në rrugë. Trafiku i dendur dhe vonesat e vazhdueshme e bëjnë edhe një distancë të shkurtër të kërkojë kohë dhe durim të konsiderueshëm.

    Në vendin e dytë renditet Bukureshti, me një nivel mbingarkese që kalon 60% dhe shpejtësi mesatare nën 20 km/orë. Shoferët atje humbasin rreth 171 orë në vit në trafik, ndërsa situata rëndohet nga infrastruktura dhe fluksi i lartë i automjeteve.

    Po jashtë Evropës?

    Në Shtetet e Bashkuara, qyteti më stresues për të drejtuar makinën është Nashville, ku mbingarkesa e trafikut arrin në 38.1% dhe udhëtimet në orët e pikut i kushtojnë shoferëve rreth 57 orë në vit.

    Ndërsa në Australi, rajoni më problematik është South Australia, me një indeks të përgjithshëm prej 65.15 dhe rreth 109 orë të humbura çdo vit në trafik.

    Qyteti më “i qetë” 

    Në anën tjetër të listës, Oslo rezulton qyteti më pak stresues për shoferët në Evropë. Me trafik më të menaxhueshëm dhe vetëm rreth 70 orë të humbura në vit, ai përfaqëson një model më të balancuar të lëvizjes urbane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit