11.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Këto veprime të Kanye West çuan në pezullimin e tij nga Instagrami!

    Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë pasi ka sulmuar Kim, Pete dhe Trevor Noah.

    Një zëdhënës i Meta-s deklaroi se postimet e fundit të reperit shkelnin politikat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes, bullizmit dhe ngacmimit.

    Ai nuk është në gjendje të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe për 24 orë.

    Nëse 44-vjeçari vazhdon të shkelë rregullat, kompania do të ndërmarrë hapa shtesë. Pas sulmeve të vazhdueshme ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe të dashurit të saj gjatë javëve të fundit, Kanye së fundmi bëri fyerje raciste edhe ndaj Noah.

    Postimet fyese të West ndaj Noah-s erdhën si përgjigje ndaj humoristit që foli për dinamikën e tij me Kardashian dhe Davidson në “The Daily Show”.

    “Ajo që po kalon Kim është e frikshme për t’u parë dhe vendos në qendër të vëmendjes se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të ndahen,” tha Noah që e krahasoi situatën e tyre me historinë e nënës së tij.

    Ditë më parë, Kanye ndau një video në të cilën ai akuzoi Kim se i mbante me qëllim katër fëmijët e tyre larg tij, ndërsa më pas Kim mohoi pretendimet e tij, duke shkruar në Instagram:

    “Të lutem ndalo me këtë tregim, sapo ishe këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”.

    Po ashtu, Kanye West akuzoi Pete se ka nxitur abuzimet seksuale ndaj fëmijëve në numrat e tij të humorit duke thënë se fëmijët e tij janë në rrezik.

    Kujtojmë që Kim, që u shpall ligjërisht beqare në fillim të këtij muaji, ndërsa filloi të takohej me yllin e “Saturday Night Live” vjeshtën e kaluar pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga West në shkurt 2021.

    Që atëherë ajo i ka bërë thirrje Kanye të ndalojë postimet dhe mesazhet kërcënuese për Pete. Megjithatë, Kanye nuk e ka dëgjuar. Mbetet për t’u parë se si do të reagojë ai kur t’i jepet sërish e drejta për të postuar në Instagram.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit