15.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Kjo është toka jonë”: Fjalimi emocionues i presidentit ukrainas, drejtuar rusëve

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu lut popullit rus që të ndalojë presidentin e tyre Vladimir Putin që të pushtojë vendin, ndërsa fliste për lidhjet e ngushta midis dy kombeve dhe paralajmëroi për dëshpërimin që do të vinte nga një luftë e panevojshme.

    Zelensky, duke folur në rusisht, tha se Moska kishte miratuar lëvizjen e afro 200,000 trupave në territorin ukrainas, së bashku me mijëra automjete të blinduara të rreshtuara në kufi.

    Ai tha se një sulm i papritur rrezikonte të bëhej “fillimi i një lufte të madhe në kontinentin evropian”.

    “Ju thoni se ky është një plan për të çliruar popullin e Ukrainës”, tha Zelensky. “Por populli ukrainas është i lirë”, tha ai.

    “Ukraina në lajmet tuaja dhe Ukraina në jetën reale janë dy vende krejtësisht të ndryshme – dhe ndryshimi kryesor i yni është real”, tha Zelensky.

    “Ju thuhet se ne jemi nazistë?! Si mund të mbështeste nazizmin një popull që humbi më shumë se 8 milionë njerëz në luftën kundër nazizmit?

    Si mund të isha nazist”- pyeti Zelensky, i cili është hebre, duke vënë në dukje se gjyshi i tij e kaloi të gjithë luftën si ushtar sovjetik, por vdiq në një Ukrainë të pavarur.

    Zelensky tha se rusëve u thuhet se ai po përgatit një ofensivë për të rimarrë territorin separatist në rajonin e Donbasit dhe për ta “bombarduar atë pa pyetur”. Por, pyeti ai, kë do të sulmonte?

    “Luhansk? Shtëpia ku jeton nëna e mikut tim më të mirë? Vendi ku është varrosur babai i mikut tim më të mirë” tha Zelensky?

    “Kjo është toka jonë! Kjo është historia jonë! Për çfarë po luftoni dhe me kë” tha ai?

    “Shumë prej jush kanë qenë në Ukrainë. Shumë prej jush kanë të afërm në Ukrainë. Disa kanë studiuar në universitetet e Ukrainës.

    Disa janë bërë miq me ukrainasit. Ju e njihni karakterin tonë. Ju i njihni njerëzit tanë. Ju i dini parimet tona.

    Populli i Ukrainës dëshiron paqe,” tha ai. “Qeveria e Ukrainës dëshiron paqe.”

    Ai paralajmëroi rusët se nëse ushtria e tyre pushton Ukrainën, kombi i tij do të mbrohej.

    “Ne e dimë me siguri se nuk kemi nevojë për një luftë – jo një të ftohtë, jo një të nxehtë, dhe as një të ndërmjetme,” tha ai.

    “Por nëse këto forca na sulmojnë, nëse tentoni të na merrni vendin, lirinë, jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë, ne do të mbrohemi. Jo sulm – por mbrojtje!

    Dhe në sulm, ju do të shihni fytyrat tona! Jo shpinat tona, por fytyrat tona”, tha ai.

    Zelensky shpenzoi pjesën më të madhe të fjalimit duke paralajmëruar për kostot e luftës, të cilat territori ukrainas i ka parë edhe më herët.

    “Lufta është një tragjedi e rëndë dhe kjo tragjedi ka një kosto të madhe në të gjitha kuptimet e fjalës”, tha Zelensky.

    “Njerëzit humbasin paratë, reputacionin, cilësinë e jetës, lirinë … por mbi të gjitha njerëzit humbasin të dashurit e tyre … Ata humbasin veten”, përfundoi ai fjalimin e tij emocionues.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit