11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Klubet shqiptare “prishin” Ligën Unike, Fidel Ylli thirrje për reflektim

    Bordi drejtues i Ligës Unike të basketbollit shqiptar për meshkuj ka marrë vendimin për pezullimin e këtij eventi të përbashkët midis basketbollit shqiptar dhe atij kosovar, ndërkohë që ky event për femra do të vazhdojë.

    Shkak ka qenë tërheqja nga gara e dy skuadrave shqiptare, konkretisht të kryeqytetasve të Tiranës dhe Teutës së Durrësit.

    “Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj. Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në njoftim e Ligës Unike, e cila ishte në edicionin e saj të tretë, ku marrin pjesë katër skuadra nga Shqipëria dhe katër nga Kosova.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili shpreh keqardhjen e tij për këtë ndërprerje, në një kohë kur Shqipëri po bëhen investime serioze për masivizimin dhe rritjen cilësore të basketbollit, të këtij sporti i cili tani numëron mbi 350 ekipe në mbarë vendin.

    Reagimi i plotë:

    Në dritën e ngjarjeve te fundit ne fushën e sportit, kur dy klube të basketbollit te Shqiperisejanë larguar nga Liga Unike e Basketbollit që zhvillohet me pjesëmarrjen e ekipeve të Shqipërise dhe Kosovës, Komiteti Olimpik Kometar Shqiptar shpreh keqardhje te thellë Për këtë vendim të njëanshëm të klubeve.

    Dua t’u kujtoj dy ekipeve se Liga Unike, pervec se një aktivitet sportiv basketbolli, është edhe një projekt kombëtar per zhvillimin e sportit, që përfshin aktore të ndryshëm. Liga ka një simbolikë të fortë dhe te dashur Për publikun si dhe është një marreveshje ku dy shtetet kane marrë persiper detyrime, edhe nëpërmjet perfshirjes se drejtpërdrejtë të kreut te shtetit z.Rama.

    Në një kohe kur qeveria Rama po mbështet fuqishëm zhvillimin e sportit të volejbollit dhe basketbollit, dy klube qe financohen terësisht nga buxheti i shtetit, vendosin te largohen ne menyrë te njëanshme nga veprimtari zyrtare mbarëkombëtare. Në këtë pike nuk duhet të harrojme se sa pune dhe perpjekje janë dashur Për realizimin e Ligës Unike, si dhe perpjekjet e mëdha te Presidentit të FSHB z.Avni Ponari per t’i dhënë jetë këtij projekti dhe per të marre miratimin e FIBAs.

    Efektet negative te këtij vendimi shkojnë pertej vendimmarrësve individualë të dy klubeve. Ky veprim ndikon drejtpërdrejt sportin profesionist të dy shteteve, sportistët, publikun, Federatat përkatëse, si dhe marrëdhëniet me sponsorat, të cilët vecanërisht nö Kosove, janë të gatshem te financojnë këtë aktivitet.

    Nga kjo situatë dalin të gjithë te humbur, Për më teper që basketbolli shqiptar ka shumë per te mësuar nga ai i Kosoves. Pikërisht Për te zhvilluar këtë sport ne Shqiperi KOKSH ka fituar një projekt nga qeveria shqiptare dhe ka krijuar 350 ekipe Basketbolli per vajza dhe djem, ne shkolla 9-vjecare, ne Gjimnaze dhe Universitete. Projekti do t’i vije ne ndihmë klubeve sportive te cdo qyteti dhe FSHB per identifikimin e talenteve si dhe per te patur ne të ardhmen një perfaqesim dinjitoz ne arenën ndërkombëtare. Nëpërmjet projektit kërkojme te rrisim rezultatet edhe ne Lojera Olimpike dhe Lojëra Mesdhetare, ashtu si dikur në Latakia te Sirise, ku ne Lojerat Mesdhetare ekipi i basketbollit të vjazave mori medalje te arta.

    Në një kohë kur po punohet fort per të përsëritur keto rezultate, po mesojme nga njeri-tjetri, dhe synojme që në nje te ardhme të shpejte të kemi rezultate pozitive si ne nivelin teknik edhe ne ate organizativ, episode të tilla nuk duhet te detyrojnë sportin te bëjë hapa prapa. Ky vendim i njeanshëm i dy klubeve per arsye banale, nuk duhet te ndikojë ne zhvillimin e këtij projekti madhor mbarëkombëtar.

    Si President i KOKSH, i bej apel të dy klubeve dhe bashkive perkatëse te rishikojnë me qetësi vendimet e tyre dhe problemet e brendshme ti zgiidhin ne menyre insitucionale dhe jo me pasoja per te tjerët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit